Portugalia publikon listen e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e shtatorit

Portugalia publikon listen e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e shtatorit

Portugalia ka zyrtarizuar listën e futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet e muajit shtator, shkruan Insajderi.com.

Portugezët fillimisht do të përballen me Irlandën më 1 shtator në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”, ndërsa tri ditë më vonë zhvillojë miqësoren kundër Katarit.

Kurse, më 7 shtator do të kenë përball Azerbejxhanin në kuadër të kualifikimeve për Botëror.

Ekipi si gjithmonë do të udhëhiqet nga superylli i tyre, Cristiano Ronaldo, ndërsa në mesin e lojtarëve tjerë të ftuar janë edhe Bruno Fernandes, Bernardo Silva e Ruben Dias.

Lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga selektori portugez, Fernardo Santos:

Portierët: Anthony Lopes. Diogo Costa dhe Rui Patricio

Mbrojtës: Joao Cancelo, Ricardo Pereira, Domingos Duarte, Gonçalo Inacio, Pepe, Ruben Dias, Nuno Mendes dhe Raphaël Guerreiro.

Mesfushorët: Danilo Pereira, Joao Palhinha, Ruben Neves, Bruno Fernandes, Joao Mario, Joao Moutinho, Otavio Monteiro dhe Bernardo Silva.

Sulmuesit: Andre Silva, Cristiano Ronaldo, Diogo Jota, Gonçalo Guedes, Pedro Gonçalves dhe Rafa Silva./Insajderi.com