
Ani pse Cristiano Ronaldo nuk luajti sonte, Portugalia ka arritur të shënojë fitore në udhëtim ndaj Azerbajxhanit me rezultat 0-3.
Për ish-kampionët e Evropës, golat u shënuan nga Bernardo Silva, Andre Silva dhe Diogo Jota, transmeton Insajderi.com
Me këtë trepikësh të “rrëmbyer” sonte, Portugalia ka arritur në kuotën e 13 pikëve dhe është lidere në Grupin A.
Në anën tjetër, Azerbajxhani mbetet në pozitën e fundit me vetëm një pikë dhe ka humbur gjasat që të kualifikohen në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Në kuadër të këtij grupi, me fillim nga 20-45 do zhvillohet edhe ndeshja tjetër ku Republika e Irlandës do luajë ndaj Serbisë./Insajderi.com