fbpx

Pos komunitetit mysliman edhe komuniteti LGBT krenohet me Anthony Joshua

Pos komunitetit mysliman edhe komuniteti LGBT krenohet me Anthony Joshua

Anthony Joshua u bë idol i miliona adhuruesve të sportit të boksit pasi në mënyrë spektakulare mundi Wladimir Klitschko duke u bërë kampion bote, por përpos kësaj ai mori më shumë vëmendje dhe fanse tek komuniteti mysliman për shkak të besimit të tij islam.

Por myslimanët nuk janë i vetmi komunitet që krenohet me Joshuan. Edhe komuniteti LGBT (Lezbike, homoseksual, biseksual dhe transvestit) krenohen me Joshuan.

Dhe krejt kjo ka një histori që ka ndodhur para dy viteve.

Joshua ishte bërë temë e medieve botërore pasi kishte reaguar ndaj një deklarate të një tjetër boksieri që kishte ofenduar komunitetin LGBT në një intervistë. Bëhet fjalë për boksierin Tyson Fury i cili në një intervistë të tijën kishte thënë se “homosekualiteti do të ishte fundi i botës” duke i krahasuar homoseksualitetin me pedofilinë.

E Joshua kishte reaguar ashpër ndaj kolegut të tij. Madje i kishte thënë se bënë mirë ta mbyllë gojën para se të flasë budallallëqe.

“Fëmijë e gjyshër e dëgjojnë teksa Fury flet në atë mënyrë dhe kjo nuk tolerohet. Unë mendoj se ai duhet të mendojë shumë përpara se të flas. Duhet të kalkulojë ndikimin e mendimeve të tija që janë shumica budallallëqe. Ai mund të mos ndryshoj dhe bënë mirë të qëndrojë kush është por nuk duhet të fyej”, kishte thënë Joshua.

Joshua para dy viteve kishte ngjallur reagime tek komuniteti LGBT në Amerikë të cilët e kanë falënderuar për qëndrimet e tija.

Tash kur Joshua u bë kampion bote, shumë organizata të LGBT-së nëpër botë kanë ofruar mbështetjen e tyre për boksierin më të mirë në botë./Insajderi.com