Dyshimet e forta bien mbi gripin Pawn Storm i cili ka qenë pjesë e sulmeve të ndryshme ndaj organizatave politikë përfshirë dhe Unionin Kristian Demokrat të Kancelares Gjermane Angela Merkel
Hakerat Rusë kanë sulmuar fushatën presidenciale Franceze të kandidatit Emmanuel Macron thanë ekspertët e sigurisë.
E-mail-e me metoda peshkimi, maluer dhe domaine të rreme janë përdorur si teknika sulmi tha kompania e sigurisë Trend Micro. Sulmuesit besohet se janë pjesë e të njëjtit grupi i cili sulmoi zgjedhjet presidenciale Amerikane.
Rusia ka mohuar çdo akuzë për sulm ndaj Macron. Eksperti i sigurisë Feike Hacquebord pranë Trend Micro tha se grupi kishte aplikuar metoda të ngjashme agresive me grupet famëkeqe të hakerave Rusë Fancy bear, APT28 dhe Pawn Storm.
Hakerat kishte marrë nën kontroll domaine të ngjashme me ato të përdorura nga stafi i politikanit francez. Ato u përdorën në sulme peshkimi duke tentuar të joshin punonjësit për të vendosur kredencialet e llogarive të tyre.
Një zëdhënës i agjencisë Franceze të sigurisë kibernetike, ANSSI, konfirmoi sulmet por tha se është e vështirë të përcaktohet se kush fshihet pas tyre.
Dyshimet e forta bien mbi gripin Pawn Storm i cili ka qenë pjesë e sulmeve të ndryshme ndaj organizatave politikë përfshirë dhe Unionin Kristian Demokrat të Kancelares Gjermane Angela Merkel, qeverisë Turke dhe parlamentit Malazez. /CIO Albanian