Pothuajse i tërë ekip i infektuar me Coronavirus, mesfushori duhet të bëjë rolin e portierit

Pothuajse i tërë ekip i infektuar me Coronavirus, mesfushori duhet të bëjë rolin e portierit

Një situatë tërësisht e pazakontë ka ndodhur te River Plate përpara ndeshjes që do të zhvillohet me Santa Fe, njofton Insajderi.

Kjo përballje është e vlefshme për “Copa Libertadores” dhe ka rëndësi të madhe. Por përpara sfidës River Plate ka mësuar se 20 lojtarë janë infektuar nga COVID-19. Këtu përfshihen edhe katër portierët që ka në dispozicion skuadra. Në këtë situatë të vështirë, klubit i duhet të bëjë një shpikje për 90 minutat.

Kështu është vendosur që mesfushori Enzo Perez të vesh dorëzat e portierit dhe të shpëtojë River Plate-n. Për më tepër situata kritike vazhdon për faktin se ky ekip ka vetëm 11 lojtarë në dispozicion duke mos bërë dot ndërrime gjatë ndeshjes. /Insajderi.com