Gjilani ka fituar bindshëm në ndeshjen e zhvilluar po në këtë qytet, në kuadër të javës 25 në Superligën e Kosovës në futboll, ku për kundërshtar pati Vushtrrinë.
Pas 36 minutave Svarka shënoi për vendësit, kurse Veliu dhe Razak në pjesën e dytë për fitoren 3:0.
Për momentin, Gjilani është në pozitën e dytë në tabelë, por nëse fiton Prishtina ndaj Dukagjinit apo Ballkani ndaj 89-shit të dielën, atëherë do të ndërrohen pozitat.
Vushtrria është në vendin e parafundit, ekip që sezonin tjetër do të garoj në Ligën e Parë.
/Insajderi.com/