Pozita e Piolit në rrezik, ja dy emrat që mund të jenë pasues në pankinën e Milanit

Pozita e Piolit në rrezik, ja dy emrat që mund të jenë pasues në pankinën e Milanit

E ardhmja e Piolit në stolin e Milanit, varet vetëm nëse ‘kuqezinjtë’ do të arrijnë të sigurojnë një vend për në Ligën e Kampionëve, njofton Insajderi.

Faza e dyte e kampionatit ka qenë për tu harruar për skuadrën e Piolit, pasi nga një mesatare të 2.6 pikëve për ndeshje ka rënë në 1.6 dhe ka humbur pesë sfida në “San Siro” që nga janari i 2021.

Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, vendimtare do të jetë kualifikimi për në Champions League, përndryshe Pioli do të largohet. Pioli nënshkroi vitin e kaluar një kontratë të re e cila e mban në krye të stolit ‘kuqezi’ deri në vitin 2022.

Në rast të një largimi të Piolit, Milani ka dy emra në listë për zëvendësuesin, teksa është menduar për një rikthim të Allegrit ose Ivan Juriç të Veronës. /Insajderi.com