Prandelli dorëhiqet nga stoli te Fiorentina, ‘violat’ rikthejnë në pankinë Iachinin

Prandelli dorëhiqet nga stoli te Fiorentina, ‘violat’ rikthejnë në pankinë Iachinin

Humbja ndaj Milanit ka shkaktuar tërmet tek ‘vjollcët’, teksa trajneri Prandelli, i cili mori drejtimin e skuadrës më 9 nëntor, ka vendosur të japë dorëheqje, njofton Insajderi.

63 vjecari e drejtoi ekipin në 23 ndeshje, duke fituar vetëm gjashtë takime, përfshi këtu edhe Kupën e Italisë, teksa regjistroi edhe gjashtë barazime e plot 11 humbje.

Tre humbjet në pesë ndeshjet e fundit dhe pozicioni i 14-të në renditje kanë bërë që zhgënjimi të jetë i madh, me trajnerin që ka vendosur të largohet. Prandelli kishte një kontratë deri në fund të këtij sezoni, teksa ka hequr dorë nga pjesa e mbetur e pagesës së tij prej katër milionë eurosh.

Drejtuesit e Fiorentinës nuk kanë vonuar për të gjetur zëvendësuesin e Prandellit, duke riemëruar pikërisht atë që u shkarkua në nëntor nga stoli i ekipit toskan, Giusepe Iachini. /Insajderi.com