Pas ndeshjes kundër Andorrës, ka folur tekniku i Shpresave të Kosovës, Rafet Prekazi, njofton Insajderi.
“Kemi shumë telashe, përfaqësuesja A dhe ne U-21, për shkak se disa lojtarë kanë dal pozitiv me virus. Është dashur të izolohemi, për arsye se kemi lojtarë me virus. Fitoren ua urojë të gjithëve e sidomos atyre lojtarëve të infektuar”.
Tutje përzgjedhësi i Shpresave foli edhe për zëvendësimet, duke thënë “kam mëndu gjatë cila zëvendësime të beja, pasi nuk kisha shumë zgjedhje, lojtarët krijuan raste, por i mungonte agresiviteti ekipit. E kemi merituar fitoren, dhe kemi mëndu që kemi më bo gjëra të mëdha pasi i kemi fitu dy ndeshjet e para në grup, por 10 lojtarë prej atij ekipi sot mungojnë, prandaj kemi sjell lojtarë të rinjë të vitit 2000-2001. Jemi mundu me kriju një ekip konkurrues për kualifikimet e ardhshme”, përfundoi fjalën e tij Prekazi pas ndeshjes. /Insajderi.com