“Nuk je vetëm por i rrethuar nga njerëz që e duan punën e tyre dhe do të bëjnë për ty gjithçka munden. Televizionet i quajnë heronj, por për mua, edhe ti miku im je një hero sepse lufton cdo cast për vete dhe për të dashurit e tu. Shpresoj që të mund të dalësh shpejt, të vraposh dhe ti përqafosh”.
Na ka frymëzuar një mjeke në spitalin e Madridit. Ajo i bëri një apel spanjollëve duke i kërkuar të dërgonin mesazhe mbështetjeje dhe shprese pacientëve të shtruar në reparte – tregojnë vetë nismëtarët. Në Spanjë, përgjigjia ishte e menjëhershme. 35 mijë letra mbërritën në vetëm pak kohë dhe iniciativa u përhap në të gjithë spitalet e tjera.
Të lexosh fjalë të ngrohta mund të përbëjë një moment drite në mesin e kësaj errësire të madhe. Një dritë që shfaqet edhe në emërtimin e nismës “Do të shihemi jashtë”, sepse ashtu sic janë bashkuar të gjithë për të kënduar në ballkone, për të duartrokitur që andej punonjësit e shëndetësisë, në këtë mënyrë mund të arrijmë brenda atyre reparteve me mesazhe shprese…
Letrat dërgohen në një adresë e-maili [email protected] dhe kështu lind një zinxhir humanizmi që mbështetet tek fjalët, fjalë që inkurajojnë jetën…