Premier League: City mposht Sheffield United – rezultatet e së shtunës

Premier League: City mposht Sheffield United – rezultatet e së shtunës

Kanë përfunduar katër sfidat e javës së 21-të në Premier League, njofton Insajderi.

Manchester City i falet golit të Gabriel Jesus të shënuar në minutën e nëntë ndaj Sheffield United.

Me këtë fitore “The Citizens” korr suksesin e tetë radhazi në kampionat dhe të 12 radhazi në të gjitha kompeticionet.

Në ndeshjet e tjera, Crystal Palace ka triumfuar në shtëpi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Wolvesit. West Bromwich Albion ka barazuar me shifrat 2-2 ndaj Fulham-it.

Më herët në Premier League është luajtur dhe Everton – Newcastle United e përfunduar me rezultatin 0-2 për “laraskat”, ku i shkaktojnë humbjen skuadrës së Carlo Ancelottit. /Insajderi.com