Në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Premier League, Leeds United ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 vizitorët e Burnley-t, njofton Insajderi.
Golin e vetëm në këtë takim, të përzgjedhurit e teknikut argjentinas Marcelo Bielsa e shënuan në minutën e pestë të ndeshjes. Autori i golit ishte Patrick Bamford, i cili u treagua i saktë nga 11-metërshi.
Deri në fund ekipet nuk arritën të shënon dot, kështu Leeds arkëton tri pikë shumë të rëndësishme në luftën e saj për mesin e tabelës.
Leeds pas kësaj fitore ndodhet në vendin e 11-të në tabelë me 20 pikë, ndërsa Burnley ndodhet në vendin e 16-të me 13 pikë të grumbulluara. /Insajderi.com