Premier League: Liderët barazojnë

Premier League: Liderët barazojnë

Në javën e 12-të në Premier League, liderët e ligës, Tottenham dhe Liverpool nuk kanë shkuar më shumë se një barazim ndaj Crystal Palace dhe Fulham me rezultate identike 1:1, njofton Insajderi.

Tottenham Hotspur ka barazuar sy mysafir i Crystal Palace 1:1, teksa Harry  Kane shënoi për mysafirët pas asistimit nga Heung-Min Son (23’), ndërsa në pjesën e dytë barazuan nikoqirët me Jeffrey Schlupp (81’).

Në ndeshjen tjetër, të zhvilluar në Londër, Liverpool mezi ka barazuar ndaj Fulham. Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me Bobby Reid (25’), ndërsa nga një penallti e fituar, Salah e ktheu ne gol, kur po zhvillohej minuta e 79-të e ndeshjes.

Me këto pikë të fituara, Tottenham ka 25 pikë në vendin e parë, aq sa ka Liverpool në vendin e dytë.

Ndeshjen e ardhshme, të martën me 15 dhjetor, Liverpool pret në shtëpi Tottenham me fillim nga ora 21:00. /Insajderi.com