Premier League me rregulla të reja

Premier League me rregulla të reja

Risi në Premier League, kampionati anglez do të vendosë një rregull të ri nga data gjashtë shkurt 2021, për dyluftimet që janë në ajër, ku i vendos në rrezik lojtarët, njofton Insajderi.

Sipas asaj që shkruan “BBC”, skuadrat do të munden të kryejnë deri në dy zëvendësime shtesë, në rast të një përplasje kokë më kokë të dy lojtarëve kundërshtarë.

Ky “eksperiment”, pritet të nisë në datën gjashtë shkurt, në ndeshjen midis Aston Villa-s ndaj Arsenal-it.

Vlen të theksohet se Premier League do të bëhet kampionati i parë në botë që do të praktikojë këtë risi. /Insajderi.com