Premier League mund t’i anulojë për dy javë ndeshjet

Premier League mund t’i anulojë për dy javë ndeshjet

Premier League mund të pezullohet për dy javë, kjo për shkak të situatës së krijuar nga Koronavirusi, njofton Insajderi.

Ndeshja mes Manchester City-t dhe Everton-it, e planifikuar për t’u zhvilluar ditën e djeshme (të hënën) u shty, kjo për shkak se te ekipi i Guardiolës rezultuan pesë lojtarë pozitiv me virus.

Ky rast, por edhe disa lojtarë të tjerë që kanë rezultuar pozitiv, ka bërë që drejtuesit të mendojnë pezullimin e kampionatit.

Sipas asaj që raporton tabloidi anglez “The Telegraph”, disa presidentë të klubeve të Premier League kanë pasur bisedime mes tyre, ku është folur pikërisht për situatën aktuale nga Koronavirusi te skuadrat.

Gjithashtu thuhet se po mendohet një pezullim i kampionatit për dy javë, por diçka e tillë ende nuk ka marrë konfirmim zyrtar nga federate. /Insajderi.com