Premier Liga ka sot katër ndeshje në program

Premier Liga ka sot katër ndeshje në program

Premie Liga e Anglisë, ka sot katër ndeshje në program, në kuadër të javës së tretë.

Ndeshja më e spikatur, pritet të jetë ajo që zhvillohet në ora 17:30, në mes të Manchester City dhe Leicester City, por vëmendje pritet të marrë shumë edhe ndeshja që luhet në ora 15:00 në mes Tottenham dhe Newcastle, pasi priten debutimet e Bale dhe Reguilon tek ekipi i Jose Mourniho, njofton Insajderi.

Sheffield vs Leeds, është ndeshje për gurmanët e Premier Ligës, pasi të dy ekipet, janë ekipe te vjetra dhe me traditë të madhe në Angli.

Dita mbyllet me ndeshjen në mes West Ham dhe Wolves, që luhet nga ora 20:00./Insajderi.com.