Premier Liga na vjen sot me një përballje interesante në mes Jose Mourinho dhe Carlo Ancelotti

Premier Liga na vjen sot me një përballje interesante në mes Jose Mourinho dhe Carlo Ancelotti

Tottenham sonte është nikoqir i ekipit të Everton. Jose Mourinho sonte e pret Ancelottin, për një përballje të mbushur me taktika.

Tottenham 45 pikë mbanë pozitën e 10, ndërsa me vetëm një pikë prapa në pozitën e 11, radhitet Everton.

Jose Mourinho nuk është duke kaluar momente të mira në stolin e ekipit nga Londra, duke u eleminuar nga Liga e Kampionëve dhe duke mos shfaqur ndeshje të mira e duke shkaktuar pakënaqësi tek lojtarët e tifozët e Tottenham, transmeton Insajderi.

Në anën tjetër, Carlo Ancelotti ka marrë ekipin me probleme të mëdha, por ka arritur rezultate të mira duke e kthyer besimin brenda ekipit/Insajderi.com