Premier Liga sonte ka dy ndeshje në programin e saj

Premier Liga sonte ka dy ndeshje në programin e saj

Një ndër ligat më të forta në botë, Premier Liga, ka dy ndeshje në program për sonte.

Sheffield United luan ndaj Wolves, që llogaritet një ndeshje e barabartë dhe tejet interesante, marrë parasysh se të dyja këto skuadra në sezonin e kaluar ishin duke luftuar për një pozitë që dërgon në garat evropiane, njofton Insajderi.

Ndeshja tjetër, që llogaritet më interesantja e natës, është ajo në mes Brighton dhe Chelsea. Ekipi i Chelsea, është ekipi që ka bërë përforcimet më të mëdha në këtë afat kalimtarë, duke transferuar lojtarë si Werner, Zyech, Havertz, Silva e Chilwell.

Ndeshja e Shefield United vs Wolves, zhvillohet nga ora 19:00, ndërsa Brighton me Chelsean, luajnë nga ora 21:15./Insajderi.com.