Premier Liga sot zhvillon ndeshjet e fundit të sezonit – Garë e ashpër për top 4 dhe për mbijetesë

Premier Liga sot zhvillon ndeshjet e fundit të sezonit – Garë e ashpër për top 4 dhe për mbijetesë

Premier Liga, sot zhvillon ndeshjet e gjiros së fundit të këtij sezoni, gjiro ndoshta më interesantja deri më tani, pasi gara për top 4 do të vendoset sot, si dhe 2 ekipet që do bijen nga liga do të mësohen sot.
 
Ndeshjet më interesante sa i përket garës për top 4, padyshim se janë ato në mes Leicester vs Manchester United dhe Chelsea vs Wolves., raporton Insajderi.
 
Manchester United, aktualisht zë pozitën e tretë, me një pikë më shumë se Leicester dhe atyre u duhet vetëm një pikë, që të sigurojnë top 4, ndërsa Chelsea nuk guxon të humb nga Wolves, pasi shumë lehtë mund të mbetet jashtë zonës së Champions.
 
Për kualifikim në Evropa Ligë, janë duke synuar ekipet si Wolves e Tottenahm, ndërsa për mbijetesë janë duke luftuar ekipet si Bournemouth, Watford si dhe Aston Villa./Insajderi.com.