
Klubet e Premier Ligës kanë thyer rekordin e sezonit të mëparshëm, 2014-15, kur shpenzuan 1.38 miliardë dollarë në transferime pasi këtë sezon kjo shifër ka shkuar mbi 1.4 miliard.
Analizat e fundit të bëra nga kompania “Deloitte” tregojnë që ekipet elitare angleze kanë shpenzuar 185 milionë dollarë vetëm në afatin kalimtar të janarit.
Dan Jones, zyrtar i kësaj kompanie, tha: “Ne kemi vërejtur që klubet e Premier Ligës po transferojnë lojtarë të talentuar edhe në afatin kalimtar të janarit. Totali që ka arritur shuma e transferimeve këtë sezon futbollistik është shumë i madh.”
Newcastle United ka qenë shpenzuesi më i madh i Ligës Premier në këtë afat kalimtar të janarit, duke sjellë në skuadër Henri Saviet, Jonjo Shelvey-n dhe Andros Townsend-in për një total prej 41 milionë dollarësh.