Kampionati i Premier Ligës, ka vazhduar rregullin e pesë zëvendësimeve edhe për sezonin që është gati të fillojë.
Federata e Anglisë, ka njoftuar se e ka vazhduar rregullin e pesë zëvendësimeve edhe për sezonin e ardhshëm, transmeton Insajderi.
Pas përfundimit të sezonit të kaluar, ekipet e Ligës Premier, ishin mbledhur për të diskutuar në lidhje me këtë gjë dhe me kërkesën e klubeve më të vogla, ishte rikthyer rregulli i tre zëvendësimeve, por tani janë ekipet e mëdha të kësaj lige, që kanë kërkuar të lejohen pesë zëvendësime.
Manchester United, Liverpool, Arsenal e Chelsea, ishin ekipet që kërkuan pesë zëvendësime edhe për sezonin e ri./Insajderi.com.