Premier Liga vendos për rifillimin e kampionatit

Premier Liga vendos për rifillimin e kampionatit

Koronavirusi ka përkulur botën! COVID-19 është përhapur me shpejtësi të madhe dhe numri i viktimave vetëm po rritet. Situata alarmante është në Itali, ndërsa askush nuk e ka mendjen te futbolli i fushës së blertë.

Federata Angleze e Futbollit ka folur për rillimin e kampionatit dhe ende nuk ka gjasa që skuadrat të rikthehen në fushën e lojës. Federata ka dalë me njoftim zyrtar kur bën me dije se nuk do të luhet futboll të paktën deri më 30 prill.

“Nuk e rekomandojmë të luhet deri më 30 prilll, ose të pakten deri në një datë kur të jetë më e sigurtë të luhet. Ne do ta bëjmë vetëm kur të kemi siguri, në javët e ardhshme do të kemi takime të tjera dhe do të vendosim”, – shkruhet në deklaratë.