Premier Liga vjen sot me disa ndeshje tejet interesante

Premier Liga vjen sot me disa ndeshje tejet interesante

Liga e Anglisë, Premeir Liga, vjen sot me katër ndeshje, dy prej të cilave e kanë vëmendjen më të madhe, njofton Insajderi.

Në ora 13:30, Everton do të takohet me ekipin e Liverpool ne Godison Park, duke e bërë një deri të zjarrtë, marrë parasysh formën nëpër të cilën është duke kaluar ekipi i Carlo Ancelottit, ndërsa Liverpool, do të tentojë të harrojë atë humbjen turpëruese prej 7 me 2 ndaj ekipit të Aston Villa.

Derbi tjetër tejet interesant, është ai qe fillon në ora 18:30, në mes të Manchester City dhe Arsenal, që do të vë përballë edhe njëherë Pep Guradiolan dhe Mikel Arteta.

Dy ndeshjet e tjera janë ajo në mes të Southampton dhe Chelsea nga ora 16:00 dhe Newcastle dhe Manchester United, që fillon nga ora 21:00./Insajderi.com.