Premier Ligë nominon 4 trajnerë për çmimin “Trajneri i Muajit” Qershor

Premier Ligë nominon 4 trajnerë për çmimin “Trajneri i Muajit” Qershor

Premier Ligë, ka zyrtarizuar 4 nominime për trajnerin e muajit Qershor.

Ole Gunnar Solskjaer i Manchester United, Frank Lampard, i Chelsea, Steve Bruce i Newcastle dhe Nuno Santo i Wolves, janë të nominuar për ta fituar këtë çmim, raporton Insajderi.com

Të tre ekipet si United, Chelsea dhe Wolves janë duke luftuar për pozitën e katërt në tabelën e klasifikimit, pozitë kjo që dërgon në Champions League dhe të tre ekipet janë shumë afër njëra tjetrës, ku Chelsea është përpara për vetëm 2 pikë. Ndërsa ekipi i Newcastle ka arritur që gjatë këtij muaji të largohet nga zona e rrezikshme e rënies nga liga, kjo edhe është arsyeja e nominimit të Bruce.

Favorit për të fituar këtë çmim është trajneri i Manchester United, Solskjaer, pas rezultateve të mira të arritura gjatë këtij muaji.

Edhe ju mund të bëheni pjesë e votimit, duke klikuar KËTU