Premir Liga zyrtarizon datën e fillimit të sezonit të ardhshëm

Premir Liga zyrtarizon datën e fillimit të sezonit të ardhshëm

Ndër kampionatet më të forta në botë, në mos më i forti, Premier Liga, ka zyrtarizuar fillimin e sezonit 2020/21.

Faqja zyrtare e Premier Ligës, ka  njoftuar se sezoni 2020/21 do të fillojë zyrtarisht me datë 12 shtator, ndërsa është paraparë të mbyllet me 23 maj, raporton Insajderi.

Ka mbetur vetëm edhe një gjiro, pare se ky sezon të mbyllet, sezon I cili u karakterizua me gjëra të pa zakonshme, duke filluar nga pandemia, por edhe nga Liverpool, që arriti të fitojë titullin pas 30 vitesh. Gara për top 4 dhe për rënie nga liga Akoma është duke vazhduar dhe do të vendoset gjithçka në këtë gjiron e fundit./Insajderi.com.