fbpx

BE premton liberalizimin e vizave dhe 600 milionë euro ndihma për Ukrainën

BE premton liberalizimin e vizave dhe 600 milionë euro ndihma për Ukrainën

Mbështesim Ukrainën, jo vetëm në konfliktin e saj me Rusinë, deklaroi
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker gjatë një takimi me kryeministrin ukrainas, Volodymyr Groysman, ka deklaruar se ata mbështesin Ukrainën jo vetëm në konfliktin e saj me Rusinë.

Ai gjatë këtij takimi ka premtuar se në javët në vijim BE-ja do t’i japë Ukrainës pjesën e dytë të ndihmave prej 600 milionë eurosh

“Të gjithë, në veçanti vendet fqinje, duhet të respektojnë sovranitetin e vendit, në javët në vijim, BE-ja do t’i japë Ukrainës pjesën e dytë të ndihmave prej 600 milionë eurosh”, theksoi Juncker.

Ai theksoi gjithashtu se liberalizimi i vizave do të bëhet para verës.

“Brenda 2-3 vite vendi ka zhvilluar reforma më të rëndësishme se sa në 20 vitet e mëparshme. Ukrainasit kanë të drejtë të marrin diçka në këmbim”, deklaroi presidenti i Komisionit Evropian. /Insajderi.com