Presentuesja rrëfen se si muzika e ndihmoi gjatë shërimit nga gjakderdhja në tru

Presentuesja rrëfen se si muzika e ndihmoi gjatë shërimit nga gjakderdhja në tru

Presentuesja e Radio 3 të BBC, Clemency Burton-Hill i është nënshtruar një operacioni emergjent në tru, pasi përjetoi kollaps në muajin janar.

Muaj më vonë, ajo thotë se muzika luajti një rol të rëndësishëm, kur ajo po rimëson të flasë dhe të ecë, raporton BBC, shkruan Insajderi.

“Ndonjëherë gjej ngushëllim te muzika, ndonjëherë është gjëja që më ndihmon të ngrihem, të luftoj dhe të jetoj.”

“Është motivimi ultimativ,” thotë Clemmie për mikeshën dhe gazetaren Sophie Elmhirst.

Ajo kishte përjetuar në fillim të vitit një hemorragji masive të trurit të shkaktuar nga një gjendje që nuk ishte e diagnostifikuar më parë, ‘arteriovenous malformation (AVM).

Në operacionin emergjent, mjekëve iu desht të ia heqin gjysmën e kafkës dhe ajo ishte pa vetëdije për 17 ditë. Askush nuk ishte i sigurtë që truri i saj do të shërohej.

Në ditët e para pas operimit, afër shtratit të saj dëgjohej muzikë, një playlistë e përzgjdhur prej të afërmëve të saj.

Para se të shfaqte shenja të vetëdijes, miku i asaj, këngëtari i operës Andrew Staples, një mik i ngushtë që ishte duke performuar në Neë York, kur presentuesja pësoi kollaps, i kujtohet të ketë parë këmbën e saj, duke lëvizur bashkë me muzikën e Brahms.

Një javë më vonë, kur mjekët ishin duke i hequr tubat, që në fillim ia mbanin frymëmarrjen, një prej muzikantëve të saj të preferuar, Richard Strauss, ishte duke u dëgjuar në sfond.

“Ajo më kapi dorën, me dorën e saj dhe unë u afrova dhe i këndova fjalët e këngës,” thotë Staples. Të dy filluam të qanim. Prej atij momenti e dija që ajo ishte ‘aty’.”

Edhepse Burton-Hill nuk i kujtohet ky moment, ajo kujton që bëri zgjidhjen për të luftuar për jetë, duke u bazuar në muzikë, përderisa vetëdija po i vinte.

“Unë i thash vetes, unë mund të e bëj këtë. Muzika është e kundërta e dëshprimit. Është luftë që ia vlen.”/Insajderi.com