Presidentët e Francës

Presidentët e Francës

Charles De Gaulle, babai i atdheut, anëtar i rezistencës ndaj nazizmit, komandant i trupave që hynë në Parisin e çliruar në gusht të vitit 1944, është zyrtarisht presidenti i 18-të i Republikës Franceze, por është i pari i zgjedhur pas reformës së vitit 1958.

Gjenerali ishte kthyer në modë, pas dështimeve të politikës koloniale të Parisit në Indokinë dhe Algjeri, dështime të ardhura edhe nga paqëndrueshmëria e thellë e kuadrit politik kombëtar. Prej aty lindi reforma që i jep më shumë pushtet qeverisë dhe presidentit të zgjedhur nga populli.

De Gaulle u zgjodh në dhjetor të vitit 1958 me 78% të votave. Shtatë vitet e para u shenjuan nga fundi i luftës algjeriane dhe referendumi që forcoi më tej kompetencat e Elysee (1962); mandatin e dytë De Gaulle mundi François Mitterrand, dhe trajtoi trazirat sociale që lindën me majin francez. Humbi një referendum për reformën e vetëqeverisjes lokale dhe dha dorëheqjen para kohe, më 28 prill 1969.

Presidentet e Frances, Pompidou (1969-1974): rikthimi i madhështisë

De Gaulle u pasua nga Georges Pompidou, ish-kryeministër në qeverinë e Gjeneralit. Mbështetësit e tij të qendrës së djathtë fituan ndaj Alain Poher, me 58.2% të votave.

Nën presidentin Pompidou, i Franca njohu një periudhë të jashtëzakonshme rritjeje ekonomike, më e lartë se ajo e të gjitha vendeve të tjera evropiane, me kulmin e saj, 5% në vit. Kjo çon në zbutjen e shumë prej konflikteve sociale që u krijuan nga viti ’68.

Madhështia e rigjetur e Francës simbolizohet nga disa arritje historike, të tilla si fluturimi i parë i Concorde dhe lindja e TGV, i pari tren i shpejtësisë së lartë.

Që nga viti 1974, megjithatë, Pompidou filloi të vuajë nga probleme të rënda shëndetësore, dhe u detyrua që t’i nënshtrohen një trajtimi të fortë me kortizon. Kjo gjë e kufizoi shumë veprimtarinë e tij. Ai vdiq para përfundimit të mandatit të tij, më 2 prill të po atij viti.

Presidentet e Frances, Giscard (1974-1981), presidenti që e vunë përfund skandalet

Valery Giscard d’Estaing erdhi Elysee në vitin 1974, edhe pse nuk i përkiste grupit të golistëve; ai ishte shprehje e një lëvizje liberale, që megjithatë fitoi mbështetjen e gjithë qendrës së djathtë, gjë e cila i lejoi të fitojë zgjedhjet presidenciale, duke dalë në raundin e dytë 11 pikë përqindjeje mbi socialistin Mitterrand.

Zhvillimi i institucioneve evropiane (edhe themelet për monedhën e vetme), zgjerimi i të drejtave individuale (legalizimi i abortit, dekriminalizimi i tradhëtisë bashkëshortore, mundësia e shkurorëzimit) karakterizuan presidencën e Giscard. Gjatë mandatit të tij shtatë-vjeçar, u kryen edhe dënimet e fundit me vdekje në gijotinë, në historinë franceze.

Nga ana tjetër, ai do të përballej me efektet e krizës së naftës në ekonomi, por edhe një seri skandalesh (vetëvrasja e një ministri, vrasja e dy të tjerëve, por mbi të gjitha miqësia me diktatorin afrikan Bokassa). Të gjitha këto do të kompromentonin rizgjedhjen në balotazh në zgjedhjet e vitit 1981.

Presidentet e Frances, Mitterrand (1981-1995): lindja e Evropës

Në përpjekjen e tretë, u hapën dyert e presidencës për François Mitterrand, socialisti i parë i Republikës së Pestë. Mori 51.8% të votave, duke mundur thellë Presidentin në detyrë, Giscard.

Gjatë mandatit, shpesh iu desh që të gjente zgjidhje kompromisi mes krahut të moderuar të partisë dhe komunistëve, të cilët u bënë pjesë e qeverisë së tij, edhe pse nuk ishin përcaktues në Asamblenë Kombëtare.

Lindi një politikë me konotacione të forta sociale, si rritja e pagave publike, shtetëzimi i bankave dhe grupeve të mëdha të industrisë, ulja e moshës së pensionit. Zgjedhjet parlamentare të vitit 1986, megjithatë, sollën një disfatë për të majtë dhe Mitterrandit iu desh të nisë një periudhë koalicionit të madh, dhe të emërojë udhëheqësin e opozitës Jacques Chirac, si Kryeministër.

Në vitin 1988, megjithatë, presidenti në largim merr mandatin e dytë presidencial, duke mundur pikërisht Chiracun. Nis kështu një periudhë kur Mitterrand do të “shenjtërohej” mes baballarëve të bashkimit të Evropës, falë hartimit të marrëveshjeve të Shengenit dhe Mastrihtit.

Presidentet e Frances, Plebishiti i Chiracut (1995-2007) kundër Le Penit

Jacques Chirac “mori hakun” e tij në vitin 1995, duke mposhtur kandidatin socialist Lionel Jospin me 52.6% të votave.

Tashmë kryebashkiak i Parisit, eksponent i një të djathte të kujdesshme ndaj kërkesave sociale dhe reformiste, duhet megjithatë të përballet që në krye të herës, me një valë pakënaqësie të karakterizuar nga një seri grevash të gjata në shërbimet publike, si dhe refuzimin e reformës së pensioneve.

Edhe Chiracut do i takojë, por me role të përmbysura, që të bashkëjetojë me opozitën, duke filluar nga viti 1998; vit kur Lionel Jospini u emërua kryeministër. Në po të njëjtën periudhë, kohëzgjatja e mandatit presidencial u ul nga shtatë në pesë vjet.

Figura e Chiracut u njollos nga një seri hetimesh që preknin atë dhe kolegun e tij të partisë, Alain Juppe. Megjithatë Chirac fitoi në vitin 2002 një mandat të dytë; megjithatë, krejt papritur, nuk do të konkurronte me kandidatin socialist, por me atë të Frontit Nacional, Jean Marie Le Pen. Për të penguar vajtjen në Elysee të ekstremistit të djathtë, socialistët do të çonin votat e tyre tek Chiracu, që kështu mori një mbështetje rekord në zgjedhje: 82% të votave.