Presidenti Agim Ademi priti në takim Efraim Barak

Presidenti Agim Ademi priti në takim Efraim Barak

Të hënën presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi priti në takim Efraim Barak, gjyqtar i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Zvicër, ku i pranishëm ishte edhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, shkruan Insajderi.

Barak, njëherësh antarë i Komitetit ligjor në UEFA, gjithashtu avokat sporti e konsulent, i ofroi presidentit Ademi bashkëpunim në industrinë e sportit, përkatësisht në fushën e ligjit.

Barak i cili ka plane të krijojë një kornizë ligjore për të ardhmen, shprehu gatishmërinë që ta thellojë bashkëpunimin ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës dhe organeve e kompanive  të ndryshme të jurisprudencës, në çështjet juridike.

Presidenti Ademi u shpreh i lumtur për vizitën që ia bëri Efraim Barak dhe shtoi se këto bashkëpunime janë të mirëpritura nga FFK./insajderi.com