
Presidenti i Zimbabvesë Emmerson Mnangagwa, po dyshon se një grup i lidhur me ish – zonjën e parë, qëndronte pas një atentati të bërë ndaj tij.
Dy vetë vdiqën dhe më shumë se 40 të tjerë mbetën të lënduar në një shpërthim pranë Mnangagwas në një tubim në Bulawayo të shtunën, njofton Klan Kosova.
Mnangagwa ka thënë për BBC se ka një pistë që çon se grupi G40, i cili mbështeste Grace Mugabe për presidencën, kishte kryer sulmin.
Burri i zonjës Mugabe, Robert Mugabe, u hoq nga pushteti vitin e kaluar.