Presidenti francez Macron goditet me shuplakë në fytyrë

Presidenti francez Macron goditet me shuplakë në fytyrë

Gjatë një vizite në një komunë franceze, Presidenti Emmanuel Macron, është sulmuar nga një burrë, i cili po bërtiste, ‘’Poshtë Macroon’’, transmeton Insajderi.

Ai u qëllua me shuplakë në fytyrë në mes të një turme, për të cilën Macron, ndaloi që t’i përshëndeste të pranishmit.

Gazeta franceze’ Mediavenir’ ka raportuar për incidentin, ku e ka shoqërua edhe me video.

Pas goditjes shihet që ka reaguar menjëherë sigurimi i presidentit dhe policia./Insajderi.com