Presidenti i Amerikës vendos për herë të parë maskë në publik

Presidenti i Amerikës vendos për herë të parë maskë në publik

Për herë të parë që prej fillimit të pandemisë Covid-19, presidenti i Amerikës Donald Trump ka vënë një maskë në publik.

Presidenti vizitoi spitalin ushtarak Ëalter Reed në Washington, ku takoi ushtarë të plagosur dhe punëtorë shëndetsorë, raporton BBC, shkruan Insajderi.

“Unë kurr nuk kam qenë kundër maskave, por besoj që ka një kohë dhe vend të caktuar për tu përdorur”, tha ai kur doli nga Shtëpia e Bardhë.

Ai kohë më parë kishte thënë se nuk do të vendoste maskë dhe kishte tallur rivalin e tij Joe Biden që kishte vënë një të tillë.

Të shtunë ai tha: “Mendoj që ku ndodhesh në spital, e sidomos në këto kohë, kur ke kontakt me ushtarë dhe njërëz që sapo kanë dalë nga sallat e operacionit, mendoj se të vendosësh maskë, është gjëja e duhur.”/Insajderi.com