Presidenti i Argjentinës shpallë tre ditë zie kombëtare pas vdekjes së Maradonës

Presidenti i Argjentinës shpallë tre ditë zie kombëtare pas vdekjes së Maradonës

Argjentina ka shpallur tre ditë zie për Diego Armando Maradonën. Ylli i futbollit botëror u nda papritur nga jeta ditën e sotme pas një infarkti të fortë në zemër gjatë kohës që ndodhej në banesën e tij, njofton Insajderi.

Presidenti i vendit Alberto Fernandez vendosi që për hir të personalitetit të Argjentinës, të mbahet zi kombëtare për tre ditë me radhë.

Nga ana tjetër, UEFA ka caktuar një minuta heshtje në nder të Maradonës përpara fillimit të çdo ndeshjeje si dhe lojtarët do të mbajnë nga një shirit të zi në krah. Kjo do të fillojë që nga ndeshjet e sotme në Ligën e Kampioneve. /Insajderi.com