Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, nuk dëshiron që Lionel Messi të largohet nga Camp nou këtë verë.
Bartomeu është i vendosur ta bind argjentinasin të braktisë planet e tij për largim nga Barcelona, gjatë këtij afati kalimtar të verës, raporton Mundo Deportivo.
Argjentinasi ka paraqitur kërkesën tek klubi që dëshiron të largohet nga Barcelona pas 17 viteve karrierë profesionale, njofton Insajderi.
Manchester City, PSG dhe Interi janë tri ekipet më të përmendura ku shihet e ardhmja e Messit.
Por, ka pretendime se Manchester City është më afër synimit për shkak të lidhjeve të Messit me trajnerin e klubit anglez, Pep Guardiola. /Insajderi.com.