Presidenti i Brazilit thotë se ka myk në mushkëri, pas infektimit me Coronavirus

Presidenti i Brazilit thotë se ka myk në mushkëri, pas infektimit me Coronavirus

Presidenti Brazilian, Jair Bolsonaro, është deklaruar në lidhje me pasojat që i ka lënë infektimi me Coronavirus, transmeton Insajderi.

Bolsonaro thotë se pasi kaloi disa javë në izolim meqë vuanti nga Covid-19, i është formuar myk në mushkëri.

Derisa po fliste në një transmetim të drejtpërdrejtë, i pari i Brazilit tha se gjatë ditës së djeshme po ndihej I dobët me shëndet, e që pas 20 ditësh karantinimi, I janë shfaqur probleme të tjera në mushkëri për çka është duke përdorur antibiotikë.

“Unë thjesht bëra një provë gjaku. Dje po ndjeja një lloj dobësie. Tani unë jam me antibiotikë. Pas 20 ditësh brenda, unë kam probleme të tjera. Unë kam myk në mushkëri”, tha ai.

Presidenti Brazilian rezultoi pozitiv për Coronavirus më 7 korrik dhe më pas kaloi gati tri javë në izolim në pallatin presidencial, përpara se të testohej gjatë ditës së shtunë, me ç’rast doli se është shëruar nga ky infeksion. /Insajderi.com/