Presidenti i Federatës daneze të futbollit kërkon përjashtim nga Liga e Kampionëve e atyre klubeve që mbështesin Super Ligën Europiane

Presidenti i Federatës daneze të futbollit kërkon përjashtim nga Liga e Kampionëve e atyre klubeve që mbështesin Super Ligën Europiane

Super Liga e re ka shkaktuar trazira të shumta, teksa është ende i paqartë fati i ekipeve pjesëmarrëse që vazhdojnë të luajnë në Ligën e Kampionëve apo edhe atyre në Europa League, njofton Insajderi.

Kreu i federatës daneze të futbollit, Jesper Moller për mikrofonat e ‘DR Sport’ u shpreh se klubet që kanë marrë pjesë në krijimin e Super Ligës Europiane me shumë mundësi do të përjashtohen nga Liga e Kampionëve që këtë sezon.

“Unë pres që ekipet e përfshira në Super Ligën Europiane dhe që janë endë në garë në Ligën e Kampionëve të përjashtohen. Pastaj do të shikojmë se si do ta përfundojmë turneun”, tha fillimisht Moller.

“Të premten do të kemi një mbledhje të jashtëzakonshme të Komitetit Ekzekutiv. Pres që këto ekip të përjashtohen”, u shpreh ashpër kreu danez i futbollit. /Insajderi.com