Presidenti i Federatës gjermane të Futbollit jep dorëheqje, i’u drejtua nënkryetarit me fjalën “nazist”

Presidenti i Federatës gjermane të Futbollit jep dorëheqje, i’u drejtua nënkryetarit me fjalën “nazist”

Presidenti i Federatës së Futbollit në Gjermani, Fritz Keller ka dhënë ditën e sotme dorëheqje nga posti i tij pasi akuzohet së në një mbledhje të muajit të kaluar i është drejtuar nënkryetarit të federatës, Rainer Koch, më fjalën “nazist”, njofton Insajderi.

Episodi ka ndodhur në 23 prill të muajit të kaluar dhe Keller refuzoi të jepte dorëheqjen në atë kohë, teksa ka kërkuar kohën e mjaftueshme për të reflektuar duke dhënë përfundimisht dorëheqjen.

“Unë marr përgjegjësinë personale për gabimin tim në takimin e Komitetit Ekzekutiv në 23 prill 2021”, ishin fjalët e Keller.

Sipas “DW”, numri një i federatës i ka kërkuar falje nënpunësit të tij, falje e cila nuk është pranuar nga ky i fundit. Keller nuk është figura e vetme e moshuar që do të largohet në trazirat e fundit të federatës.

Trazirat e fundit në federatë rikthehen pas dy vitesh pasi paraardhësi i Keller, Reinhard Grindel, u tërhoq pasi doli që ai kishte pranuar dhuratë një orë luksoze nga një oligark ukrainas. /Insajderi.com