
Ndeshja e ardhshme kualifikuese për Evropianin 2020 në të cilin Mali i Zi do të mirëpresë Kosovën në Podgoricë është një ndeshje si çdo tjetër, deklaroi presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Savicevic.
Kosova është në grupin A të kualifikime për ‘Euro 2020’, së bashku me Malin e Zi.Pikërisht ndaj Malit të Zi do të jetë ndeshja e radhsë e Kosovës në grup, e cila do të luhet më 7 qershor.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, foli për ndeshjen me Kosovën ku tha se ai dhe trajneri serb i kombëtares malazezeze, Ljubisa Tumbakovic do të përkujdesen që kjo ndeshje të mos ketë ndikim të veçantë ndaj të tjerave.