Presidenti i Filipineve i vendos ultimatum Kandasë: Largoni mbeturinat ose do iu shpallim luftë

Presidenti i Filipineve i vendos ultimatum Kandasë: Largoni mbeturinat ose do iu shpallim luftë

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte kërcënoi me luftë Kanadanë, nëse këta të fundit nuk largojnë tonelata të mbeturinave që më parë janë dërguar me anije në kryeqytetin filipinas Manila.

Duterte thotë që do iu delegojë paralajmërimin kanadezëve javën që vjen, transmeton Canadian Press.

“Do iu shpllë luftë. Do këshillojë Kanadanë që mbeturinat e juaja po kthehen. Përgatitni një pritje solemne. Hani ato nëse doni. Mbeturinat e juaja po kthehen në shtëpi.”, ,tha ai për media.

Mbeturinat janë disa mbetje elektronike. Ato janë dërguar me anije nga Kanada gjatë viteve 2013 dhe 2014m dhe në vitet që pasuan kërkuan nga shteti aziatik që të i hedh ato.

Kur kryeministri kanadez Justin Trudeau vizitoi kryeqytetin filipinas Manila në vitin 2015 premtoi një zgjidhje nga ana e Kanadasë, si dhe premtoi që një rast i tillë nuk do të ndodhë më.

Mbetet të shihet se a do reagojë Kanada duke i larguar mbetjet këtë javë