Presidenti i klubit të Napoli, De Laurentis, ka dhënë një deklaratë shumë interesante kur është pyetur nga gazetarët për situatën me mbrojtësin Koulibaly.
“A do të largohet Koulibaly? Nuk e di. Ju duhet të pyesni ekipet si Manchester United, Manchester City she Paris Saint-Germain, sepse këto klube janë të vetmet që mund të paguajnë shifrën e largimit të tij.”, tha De Laurentis, transmeton Insajderi.
Të tre ekipet e përmendura nga presidenti napolitan, janë të interesuara për shërbimet e lojtarit, por çmimi i lartë i tij, i vendosur nga Napoli, është problemi i të gjithë këtyre klubeve./Insajderi.com.