Ditën e djeshme (të hënën) është mbajtur Asambleja e Liga Seria A, ku nuk kanë munguar debatet e mëdha mes të pranishmëve, njofton Insajderi.
Gjatë Asamblesë është folur për shpërndarjen e të drejtave televizive, ku ka pasur edhe nga ata që kanë ngritur zërin.
Sipas asaj që ka zbuluar “Corriere della Sera”, ka qenë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, i cili ka shpërthyer, duke thënë: “Nuk më intereson asgjë nëse në stadiume nuk rikthehen tifozët. Nuk do të filloj kampionatin dhe do ju padis të gjithëve!”, kanë qenë fjalët e De Laurentiis, në drejtim të Federatës italiane.
Duke folur edhe për VAR-in, De Laurentiis ka thënë se Federata drejtohet nga njerëz të pa aftë. /Insajderi.com