Presidenti Portugez, Marcelo Rebelo de Sousa, ka ndihmuar në shpëtimin e dy grave që u gjendën në vështirësi në një plazh në Algarva, kur ato dhe “anija” e tyre e vogël u kapluan nga rrymat detare.
Presidenti, i cili është 71 vjeç, u tha gazetarëve se gratë ishin përfshirë nga rrymat detare dhe ato po vinin nga një plazh tjetër aty afër. Pamjet e videos kapën në momentin kur ai notoi në det për t’i ndihmuar ato.
Një burrë tjetër ishte tashmë atje, duke u përpjekur të ndihmojë ndërsa edhe një person në një ski jet u afrua gjithashtu për të ofruar ndihmë.
“Meqenëse ishte një rrymë shumë e fortë, ato u tërhoqën jashtë, u kthyen rreth, gëlltitën shumë ujë dhe madje nuk ishin në gjendje ta kthenin “anijen” e vogël, as të ngjiteshin mbi të, ose të notonin – e tillë ishte forca e rrymës”, tha ai për mediat lokale, transmeton Insajderi.
Presidenti Rebelo de Sousa, aktualisht është me pushime në Algarva, në një përpjekje për të promovuar turizmin atje, pasi ekonomia e Portugalisë mbështetet shumë në industrinë e saj të turizmit, e cila është ndikuar shumë nga pandemia e coronavirusit./Insajderi.com.