Presidenti i PSG-së: Mbappe kurrë s’do të largohet nga ky klub

Presidenti i PSG-së: Mbappe kurrë s’do të largohet nga ky klub

Shefi i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka thënë se sulmuesi, Kylian Mbappe, kurrë nuk do të largohet nga ky klub, transmeton Insajderi.

Ai me këtë deklaratë ka mohuar raportet që spekulonin transferimin e francezit në Real Madrid apo Liverpool.

Dhe kur u pyet për shanset nëse Mbappe do të vazhdojë kontratën, Al-Khelaifi dha një përgjigje të sigurt.

“Unë do të jem i qartë. Mbappe do të qëndrojë në Paris. Ne kurrë nuk do ta shesim atë dhe ai kurrë nuk do të largohet falas. Mbappe ka gjithçka që i nevojitet në Paris”, ka thënë ai.

Al-Khelaifi më tej,  tha se ai  ka një mision jo vetëm të luajë futboll por edhe ta promovojë vendin e tij.

“Ky është Parisi, ky është vendi i tij. Ai ka një mision, jo vetëm të luajë futboll, por të promovojë Ligue 1, vendin dhe kryeqytetin e tij”, tha presidenti i klubit.

Mbappe, 22 vjeç, ka shijuar një sezon tjetër me 42 gola në vetëm 47 ndeshje.

Real Madrid dhe Liverpool janë pretendentë për ta transferuar sulmuesin./Insajderi.com