Presidenti i ri i Guatemalës ndërpret të gjitha marrëdhëniet me Venezuelën

Presidenti i ri i Guatemalës Alejandro Giammattei ka deklaruar mbrëmë se ky vend i ndërpret të gjitha marrëdhëniet me pushtetin e Venezuelës në krye të cilës është Nicolas Maduro.

Presidenti i ri i Guatemalës ndërpret të gjitha marrëdhëniet me Venezuelën

Siç është kumtuar, Guatemala do ta mbyllë ambasadën e saj në Karakas.

“E kemi njoftuar ministrin e jashtëm se edhe njeriu i vetëm në ambasadë duhet të kthehet në shtëpi dhe se në mënyrë definitive po i ndërpresim marrëdhëniet me Venezuelën”, ka thënë Giammattei, transmeton Reuters.

Giammattei, i cili e ka marrë funksionin e presidentit të martën, edhe më herët ka paralajmëruar se do t’i ndërpresë marrëdhëniet me Venezuelën pasi e merr pushtetin./Insajderi.com.