Presidenti i SC Gjilanit, Florim Zuka: Disa klube po e dëmtojnë imazhin e futbollit, jam pro Ademit

Presidenti i SC Gjilanit, Florim Zuka: Disa klube po e dëmtojnë imazhin e futbollit, jam pro Ademit

Muajt e fundit temë kryesore në qarqet e futbollit tonë, ka qenë mbledhja e nënshkrimeve për rrëzimin e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. E gjithë, kjo filloi kur ish zëvendës / sekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti shfaqi publikisht kandidaturën e tij për të marrë karrigen e të parit në Federatë.

Të shtunën (11 janar) krerët e disa klubeve të Superligës dhe Ligës së Parë u takuan për të zhvilluar një takim, takim i cili sipas tyre ishte për kërkuar ndryshimin e Statutit të FFK-së me arsyetimin se Komitetit Ekzekutiv duhet të ketë përfaqësues të klubeve, për t’i mbrojtur interesat e tyre.

Pasditen e së martës (dje), u publikua një listë në disa medie vendore, listë e cila kishte 22 nënshkrime. Lista përmbante nënshkrime të personave të pa autorizuar e po ashtu nënshkrim të një presidenti, i cili nuk ka të drejtë vote, drejtën të cilën e mban një person tjetër.

Insporti ka filluar një seri të intervistave me presidentit e klubeve të Superligës së Kosovës, për të sqaruar pozicionin e tyre dhe mendimin rreth kësaj situate.

Presidenti i SC Gjilanit, Florim Zuka për Insportin ka deklaruar se është pro Agim Ademit dhe se dje është takuar me presidentet e klubeve të Superligës. Sipas Zukës, në atë takim ka qenë kryetarët e KF Prishtinës, KF Ballkanit, KF Llapi, KF Ballkani, më shumë mund të lexoni në Insporti.com.