Presidenti iranian kërcënon: Do t’ia presim këmbën Amerikës

Presidenti i Iranit Hassan Rouhani ka porositur sot se ndoshta Uashingtoni “ia ka prerë dorën” gjeneralit iranian Qassem Soleimani, por si këmbim do t’i pritet “këmba Amerikës” në rajon.

Presidenti iranian kërcënon: Do t’ia presim këmbën Amerikës

Rouhani këtë ka deklaruar pasi Irani kreu sulmin me raketa në dy baza në Irak ku gjendeshin ushtarët amerikanë, transmeton Reuters.

Teherani ka pretenduar se bëhet fjalë për sulm hakmarrës ndaj sulmit amerikan me dron në të cilin javën e kaluar, me urdhrin e presidentit amerikan Donald Trump, u vra Soleimani në afërsi të aeroportit të Bagdadit.

U lajmërua edhe udhëheqësi suprem i Iranit ayatollah Ali Khamenei i cili sot ka pretenduar se sulmi me raketa në baza me ushtarë amerikan në Irak  është “një shuplakë” për Amerikën, dhe se “aksioni ushtarak nuk mjafton”. Khamenei ka shtuar se “prania e korruptuar e SHBA në rajon duhet të përfundojë”, duke pretenduar se kjo ka shkaktuar luftë, ndarje dhe shkatërrim”, transmeton AP./Insajderi.com.