Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka pritur anëtarin e Bordit Ndërkombëtar të Sporteve Universitare, Marku Zuniq, nënpresidentin e Federatës Evropiane të Sportit Universitar, Haris Pevletiq, drejtorin sportin të Akademisë së Federatës së Sportit Universitar të Kroacisë, Nikola Vinçetiq, si dhe Lorik Canën dhe babain e tij, shkruan Insajderi.
Presidenti Krasniqi, që shoqërohej nga këshilltari i tij, Besim Aliti, falenderoi drejtuesit e Fisu dhe EUSA për vizitën në KOK, derisa shprehu falënderimin për dhënien e organizimit të Kampionatit Botëror FSUNK-së, për çka shprehu përkrahjen dhe mbështetjen e KOK-ut në organizimin e kësaj ngjarje.
Presidenti Krasniqi po ashtu falenderoi familjen Cana për vizitën dhe përkrahjen që po i jep organizimit të këtij kampionati, si dhe proceseve tjera nëpër të cilat po kalon Lëvizja Olimpike në Kosovë.
Mysafirët nga FISU dhe EUSA, shprehën kënaqësinë e të qenit në Kosovë, derisa vlerësuan lartë të arriturat e sportit, duke shprehur besimin se botërori i hendbollit do t’i hap rrugën Kosovës për të marrë organizimin edhe të ngjarjeve tjera madhore./insajderi.com