Presidenti KOK-ut, Ismet Krasniqi uron medalisten e artë, Distria Krasniqin

Presidenti KOK-ut, Ismet Krasniqi uron medalisten e artë, Distria Krasniqin

Presidenti Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka uruar Distria Krasniqin për triumfin në Lojërat Olimpike, shkruan Insajderi.

Krasniqi ka uruar përmes rrjetit social “Facebook”.

“Shumë krenarë që e përjetojmë edhe një moment të tillë. Distria Krasniqi e bëri jo vetëm Kosovën, por gjithë shqiptarinë krenar”, shkruan Presidenti i Komitetit Olimpik.

Distria fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Ajo mposhti në finale japonezen Funa Tonakin me Wazzari./Insajderi.com