Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe nënkryetari Gazmend Maxhuni, të enjten kanë pritur në takim boksieren Donjeta Sadiku dhe drejtuesit e Klubit të Boksit “Gollaku”, pas marrjes së ftesës për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, shkruan Insajderi.
Sadiku u ftua nga komisioni tre-palësh në përbërje prej: Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare dhe Asociacioni i Federatave Ndërkombëtare të Sporteve Vendore.
Sadiku është sportistja e 11-të që do të përfaqësoj Kosovën në Tokio.
Presidenti Krasniqi ka përgëzuar boksieren dhe gjithë klubin e boksit për ftesën e marrë, duke i uruar fat dhe suksese Donjetës në Lojërat Olimpike.
Bursistja olimpike, që ishte përfishrë nga KOK-u në listën e gjashtë sportistëvem u shpreh e lumtur dhe falënderuese për përkrahjen që ka nga KOK-u, duke thënë se do të jap maksimumin për të përfaqësuar sa më mirë boksin dhe sportin e Kosovës./insajderi.com