Presidenti meksikan ia ngatërron emrin dhe postin Kamala Harrisit (VIDEO)

Presidenti meksikan ia ngatërron emrin dhe postin Kamala Harrisit (VIDEO)

Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, ka zhvilluar një takim sot me presidentin meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, i cili ia ngatërroi asaj emrin dhe pozitën, transmeton Insajderi.

Kjo ngatërresë për të cilën nuk reagoi zëvendëspresidentja, ndodhi para se të fillonte takimi ku u bisedua për bashkëpunimin lidhur me imigracionin në SHBA.

Në hyrje të pallatit, presidenti po priste zëvendëspresidenten amerikane me dorë në zemër, duke e quajtur atë “Kabala”.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihet se përveç emrit, presidenti meksikan e quajti Harrisin edhe presidente. /Insajderi.com